E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majkëll Ouen, rikthimi i shumëpritur brenda këtij sezoni

Albania-Sport - Majkëll Ouen, i dëmtuar në gjurin e djathtë në Botërorin 2006 në Gjermani, pritet të kthehet në radhët e Njukasëllit para fundit të sezonit, deklaroi të dielën për BBC-në trajneri Glen Rëder. "Majkëlli po punon për të arritur formën e tij dhe ne jemi optimistë që ai mendon që të kthehet në fushë këtë sezon", - theksoi ai.
Roeder tha se Njukasëlli, i 9-ti në klasifikimin e kampionatit anglez te futbollit, është ende në pistën e Kupës UEFA, ndërkohë që ka qenë i goditur nga shumë dëmtime (10 lojtarë të dëmtuar në pesë muaj). Ouen, 27 vjec, ishte viktimë e dëmtimit të ligamenteve të gjurit në ndeshjen e fundit të grupeve ndaj Suedisë (2-2) gjatë Botërorit 2006 në Gjermani, më 20 qershor. Ai iu nënshtrua më pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›