E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani: Ftesa për në NATO, siguri për rritjen e investimeve

Ftesa për në NATO është një privilegj i cili sjell me vete besimin, certifikimin dhe sigurinë për investime te reja për Shqipërinë.Kështu është shprehur guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, në Forumin me aktorët e sistemit financiar.

Viti 2007 dhe muajt e parë të vitit 2008, përkojnë me një situatë relativisht komplekse, përsa i përket zhvillimeve globale. Ka pasur rritje të forta çmimesh të lëndëve të para dhe produkteve ushqimore, e cila drejtohet nga një kërkesë e lartë në rritje e ekonomive në zhvillim. Tregjet financiare vazhdojnë të reflektojnë efektet negative të krizës së kredive që gjeneroi ekonomia e SHBA. Ndryshe nga vlerësimet fillestare, duket se përhapja e saj është e më e madhe, duke infektuar një numër të konsiderueshëm institucionesh të mëdha financiare. Bankat qendrore kanë injektuar likuiditet në mënyrë të vazhdueshme, ndërkohë që Rezerva Federale ka ulur në mënyrë agresive normën bazë të interesit, për të shmangur një recesion të ekonomisë.

Por megjithë këtë krizë globale, Fullani është shprehur se “nuk do të ketë një efekt real dhe të ndjeshëm në tregun e brendshëm financiar”. Situata në tregjet financiare ndërkombëtare mbetet e paqëndrueshme, ndaj ndikimi i saj mbi tregun e brendshëm financiar mund të ndryshojë. Për këtë arsye, është e nevojshme që këto zhvillime të ndiqen dhe të analizohen me kujdes nga institucionet financiare dhe autoritetet rregullative të vendit.

“Zgjatja në kohë dhe përkeqësimi i mundshëm situatës në tregjet financiare ndërkombëtare, mund të kenë një ndikim të reduktuar në tregun financiar shqiptar nëpërmjet disa drejtimeve”- tha Fullani. Një rrezik është në huadhënien dhe veçanërisht atë në valutë, si rezultat i rritjes së luhatshmërisë së kursit të këmbimit dhe ndryshimit të shpeshtë të normave të interesit. Po ashtu një ndikim negativ kriza globale mund të ketë në disa biznese që ndikohen nga ekonomia globale. Vështirësia më e madhe qëndron në çmimet e pafavorshme të naftës dhe enerjgisë si dhe në lëndët e para të produkteve ushimore në shkallë botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›