Majko Berisha po ben presidentin
Ish kryeministri socialist Pandeli Majko konsideroi si antikushtetuese, jo te nevojshme dhe nje precedent i rrezikshem implikimi i forcave te armatosura nga kryeministri Sali Berisha. Implikimi i institucioneve ushtarake në qëndrime politike është një veprim i gabuar deklaroi deputeti socialist.
"Implikimi i ushtrisë sot nga kryeministri i Shqipërisë është një akt i paprecedent. Cilado qoftë pozicioni politik i kryeministrit të Shqipërisë, është e pafalshme, antiligjore, antikushtetuese, të kërkojë në një situatë krize politike të implikojë Forcave të Armatosura me qëndrimet e cilësdo qeveri ekzekutive në fuqi", deklaroi Pandeli Majko, deputet i PS.
Ish-ministri socialist i Mbrojtjes ka theksuar se nga një keqpërdorim i forcave te armatosura ka qene i gabuar ne te shkuaren, por sipas tij Sali Berisha po ben te njëjtin gabim.
"Mendoj se Shqipëria ka kaluar goxha eksperienca të hidhura kur për arsye të ndryshme politike, ushtria është keqpërdorur. Sot për fat të keq në krye të tavolinës së ministrisë së Mbrojtjes janë dy protagonistë si shembulli më ekzemplar se në asnjë rast Forcat e Armatosura nuk duhet të keqpërdoren nga politika. Kryeministri është duke ecur në një rrugë të gabuar, që për fat të keq e ka bërë njëherë", tha Majko. Majko ftoi kreun e shtetit te nderhyje.
Rovena Moçka