E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, flakët shkrumbojnë një lokal

TIRANE- Një zjarr i madh ka përfshirë, rreth orës 18:30, një lokal në katin e parë të një pallati në rrugën ‘Komuna e Parisit’.

Zjarri, që dyshohet se mund të ketë rënë pas një shkëndije elektrike në pjesën e brendshme të lokalit, është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar katet e sipërme të pallatit.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e forcave të zjarrfikësve që kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve.

Flakët kanë djegur tërësisht lokalin, i cili pritej të inagurohej të premten, si dhe ka shkaktuar dëmtime të pjesshme në apartamentet në katin e dytë.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›