E Diel, 1 Nëntor 2026

Apelojne eurodeputetet Kukan Ndalni dhunen na zhgenjyet

Zyrtarët e Brukselit njëzëri thonë se 21 janari nuk i duhej Shqipërisë. Eduard Kukan, kryetari i delegacionit te Parlamentit per Europen Juglindore shprehet i zhgënjyer dhe i shqetësuar, por njëkohësisht hedh idenë e një faze të re negociatash ndërkombëtare, ku të jenë aktive më shumë institucione. (UPDATE)
“Ishte diçka shume e keqe, shume e thelle dhe shume serioze. Jam mjaft i shqetesuar per kete situate sepse ne vend qe te behet dialog politik per te ecur me projektet evropiane. kjo proteste, dhuna, humbja e jetes se njerezev japin nje imazh shume te keq per zhvillimin e metejshem te shtetit. Kjo ka qene shume zhgenjyese per mua, sepse nuk e mendoja se gjerat do te merrnin kete forme tragjike. Sigurisht qe ne do te ndihmojme, por tani eshte e nevojshme te gjejme formen se si duhet ta bejme kete. Pra, te gjejme nje forme qe te kete vertet rezulate. Deri tani kemi bere shume tentative, por pa rezultat. Dhe kjo ndihme duhet te jete per mendimin tim e kordinuar midis PE, Komisionit dhe institucioneve te tjera evropiane qe te mund t’u mbushim mendjen politikaneve shqiptare, qe eshte ne te miren e tyre, te qytetareve dhe te vendit qe ata te ndalin dhunen dhe te fillojne, me ne fund, nje dialog politik te civilizuar me tyre” tha Kukan.

Idenë e një tavoline negociatash e mbështet dhe Hanes Slloboda, zevendeskryetar i Grupit socialist te PE-së. Por sipas tij, BE duhet të ndërhyjë nëse shqiptarët dështojnë sërisht në gjetjen e kopromisit.

“E ardhmja eshte qe te ulemi ne tavoline, ne Evrope. Shqiptaret kane te drejte te bejne demonstrata, qeveria ka te drejte te reagoje ndaj tyre, por jo ne menyre te dhunshme duke vrare njerez. Pra te dyja palet duhet ta bejne kete gje ne menyre paqesore. Si demonstratat e dhunshme, ashtu dhe vrasja e manifestuesve jane te papranueshme ne Evrope. Nese kjo gje nuk arrihet, atehere Evropa duhet te nderhyje per te zgjidhur problemet mes qeverise dhe opozites. Po pati ndonje demonstrate tjeter, ajo duhet te garantohet qe do te jete paqesore. Pa sulmuar institucione, pa sulmuar askend. Duhet te kete nje dialog te vertete me policine. Çdo gje duhet te jete nen kontroll, qe te mos ndodhin me manifestime te dhunshme” tha Slloboda.

Doris Pak nga grupi i Partive Popullore Europiane leshon gjithashtu apelin per t'u larguar nga rruga dhe per te gjetur dialogun në institucionet kushtetuese.

”Une mendoj se kjo eshte nje shenje, madje nje sinjal te ndalen keto lloj manifestacionesh qe nuk na çojne askund. Per çfare sherbeu ky manifestim? Nese rezultati eshte ky qe pame? Thirrja ime eshte: ndaloni keto manifestime dhe perpiquni te merreni vesh  mes jush sepse kur degjoj gjuhen me te cilen sulmojne njera- tjetren dy partite e medha, them me vete se kjo eshte vertet e pabesuesheme” tha Pack.

Të tre zyrtarët janë në sikron dhe në faktin se tashmë fjalën e fundit duhet ta ketë drejtësia, fjalë e cila duhet respektuar nga të gjithë.

Gjovalin Kola Azhornuar së fundi ( e martë , 25 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›