Policia e shtetit: Materialet janë dërguar Prokurorisë nga 23 janari
Policia e shtetit me anë të zëdhënëses Klejda Plangarica reagon pas deklaratës së prokurores së Përgjithshme Ina Rama. Zëdhënësja deklaroi se materialet hetimore të ngjarjes së 21 janarit, janë referuar Prokurorisë nga data 23 janar.
“I bëjmë me dijeni opinionit publik dhe i rikujtojmë Prokurorisë se Drejtoria e Policisë se Qarkut Tiranë, me shkresë të datës 23.01.2011, i ka dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, informacion për Referimin e Veprës Penale, lidhur me demonstratën e datës 21.01.2011 nga Partia Socialiste e Shqipërisë, duke i vënë në dispozicion thënie të cituara nga subjektet politike të marra në shtyp dhe mediat elektronike nga data 15 deri 22 janar 2011”, thuhet në deklaratën e policisë.
Ndërkaq, Plangarica sqaroi se thirrjet e bëra publikisht, kundër rendit kushtetues do të dënohen me gjobë deri në tre vite burg.