E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi per 21 janarin prokuroria kerkon ndihmen e SHBA. Arvizu Te anullohen tubimet

Mazhoranca dhe opozita duhet të shtyjnë ose më mirë të anullojnë tubimet që kanë paralajmëruar se do të kryejnë gjatë javës. Keshtu u shpreh ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi Aleksander Arvizu. Ne nje deklarate te perbashket me kryeprokuroren e pergjithshme, Arvizu tha se kryeministri dhe kreu i selise roze kane kerkuar asistence nderkombetare per ngjarjet e 21 janarit.

”Unë e di se shumë shqiptarë, duke filluar me prokuroren e përgjithshme, por duke përfshirë kryeministrin e vendit Sali Berisha, kryetarin e PS, zotin Edi Rama, sikurse dhe shumë shqiptarë kanë kërkuar asistencë ndërkombëtare në këtë hetim. Nëse ky është vendimi i prokurores së përgjithshme se SHBA mund të ofrojnë asistencë unë ndihem i obliguar për ta dhënë atë dhe për ta provuar. Në këtë vazhdë unë shpresoj se dy liderët politikë do ta konsideronin anullimin ose shtyrjen e tubimeve të paralajmëruara për këtë javë” tha ambasadori amerikan, Arvizu.

Sakaq, kryeprokurorja Ina Rama deklaroi se institucioni qe ajo drejton, ka kerkuar asistencen teknike te Shteteve te Bashkuara. Sipas prokurores se pergjithshme hetimi i demonstrates nepermjet eksperteve te huaj do te garantoje me teper besueshmeri dhe standart.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e KOmbit” në 21 janar për shka të së cilës pati 3 shtetas të vrarë me armë zjarri, shtatë shtetas të plagosur me armë zjarri si dhe shumë të plagosur me mjete të tjera, ndër të cilët 36 punonjës policie, 25 civilë, si dhe dëme dëme të ndryshme materiale, duke çmuar tepër të rëndësishëm hetimin objektiv, të gjithanshëm dhe profesional të kësaj çështje, duke ndjerë detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë për mbarëvajtjen dhe rezultatet e hetimit dhe duke patur besimin e plotë në ndihmën serioze dhe efektive të ofruar në vazhdimësi nga partnerët tanë në SHBA prokuroria shqiptare e quan me vend t’u kërkojë atyre të na mbështesin në hetimin e  kësaj çështjeje nëpërmjet dhënies së një asistence teknike” tha kryeprokurorja Rama.

Kryeprokurorja Ina Rama nuk ka anashkaluar as urdhër-ndalimet për gjashtë krerët e Gardës së Republikës që nuk janë ekzekutuar nga policia, duke shpjeguar se gjithçka është bërë sipas ligjeve dhe se ekzekutimi i tyre do t’i kishte dhene ndihmese hetimit.

Julian Kasapi
Azhornuar së fundi ( e martë , 25 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›