E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Betimi i ushtrise serbe, luftenxites per rajonin Qamil Xhani



Pretendimet territoriale ne tekstin e betimit te njesitit me te larte policore ne Serbi, kane sjelle reagime jo vetem ne Prishtine, por edhe ne Tirane. Ish-kryeministri dhe deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar dje ne lidhje me zhvillimet ne Serbi, duke e cilesuar kete fryme ne ushtrine serbe si destabilizuese dhe luftenxitese per rajonin. "Sot, ne kemi eliten e forcave te armatosura te Serbise me nje betim i cili ne terma real eshte thellesisht destabilizues e luftenxites. Betime te tilla jane "pararoje" e politikes zyrtare te nje shteti qe deshiron ndryshim kufijsh", shprehet Majko ne adresen e tij ne rrejtin social Facebook. Reagimi i Majkos lidhet betimin qe kane bere anetaret e rinj te xhandarmerise serbe dy dite me pare ne nje ceremoni zyrtare. Ne tekstin e betimit permendet 11 here fjala Kosova dhe ajo cilesohet si djep i Serbise dhe se Serbia nuk mund te ekzistoje pa Kosoven. "Pa Kosoven, kombi im serb nuk do ekzistonte/ Pa Kosoven, Serbia ime nuk ekziston/ Une zotohem para Zotit/ Une do dal fitimtar ose do te pranoj me nder vdekjen", thuhet ne tekstin e betimit. Lidhur me kete ngjarje, Majko shprehet se pavaresisht deklarata te kryeministrit te ri te Serbise, Ivica Dacic se betim nuk eshte zyrtare, nje betim mund te rrezohet vetem duke u ribere me te njejten procedure. "Lexova per "ndryshimin" e betimit te xhandarmerise serbe. Lexova edhe nje reagim te mjegullt te ish-ministrit te brendshem dhe sot kryeminister i Serbise, Dacic qe e kundershtonte ate. Sipas eksperiences te atyre qe duan te kuptojne, betimi ushtarak nuk eshte nje refren muzike, i cili ndryshohet apo i mohohet autoresia...Eshte betim i cili rrezohet vetem duke e ribere me te njejten procedure", shprehet Majko. Ish-kryeministri i PS-se shkon edhe me tej ne reagimin e tij, duke kujtuar se edhe nazizmi ne Gjermani nisi me ndyshimin e himnit nga Hitleri. "Kujtese per ata qe nuk kane. Nje nga hapat qe Adolf Hitler hodhi ne ndertimin e shtetit nazist ishte ndryshimi i betimit ushtarak per "besnikeri ndaj Fyhrerit"...pastaj erdhen tragjedite e tjera, te cilat paten edhe pyetjen; "Po si ndodhi keshtu?!"", shprehet Majko ne reagimin e tij. Xhandarmeria serbe ka rreth 3 mije pjesetare te armatosur me artileri te rende, cilet jane nen komanden e nje personi. Rreth 600 nga keta pjesetare jane te specializuar "mes detyrave qe jane te ngjashme me ushtrine e me pak me policine".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›