E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova i jep fund pavaresise se mbikeqyrur



Kosova se shpejti do te jete shtet me pavaresi te plote, pasi sot ne Vjene komuniteti nderkombetar eshte i gatshem te vendose per perfundimin e mbikeqyrjes se pavaresise se Kosoves, tha ministri i Jashtem i Austrise, Mihael Shpindeleger. "Kjo eshte shenje e qarte e mirebesimit qe eshte vendosur ne Kosove", tha ai dhe shtoi se Kosova "tani eshte mjaft e pjekur per te qendruar ne kembet e veta dhe per te marre pergjegjesi te plote per te ardhmen e te gjithe shtetasve te saj". Ky hap formalisht do te ndermerret nga Grupi Drejtues Nderkombetar per Kosoven, i cili e ka mbikeqyrur pavaresine e Kosoves, qe perbehet nga 23 vende evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia. Megjithate, Bashkimi Evropian e vazhdon pranine e tij ne Kosove me misionin EULEX per polici dhe sundim te ligjit, ndersa jane te pranishme edhe forcat paqeruajtese te KFOR-it, qe udhehiqet nga NATO-ja. Me tutje, ministri i Jashtem i Austrise, Mihael Shpindeleger, ne intervisten per agjencine DPA, theksoi se "prania e vazhdueshme e trupave nderkombetare mbetet e domosdoshme per shkak te situates ne veri te Kosoves, e cila nuk eshte zgjidhur krejtesisht". Deri ne vjeshte institucionet e Kosoves do te duhet t`i miratojne ligjet dhe te ndryshojne Kushtetuten ne ato nene qe kane te bejne me kompetencat e nderkombetareve ne Kosove. Me 2 korrik, vendet qe e kane njohur Kosoven, nga Vjena pritet te deklarojne se Kosova i ka permbushur shumicen e kritereve nderkombetare per te funksionuar si shtet pa mbikeqyrjen. Ne Austri do te jene kryeministri Hashim Thaci, ministri i Jashtem, Enver Hoxhaj dhe zyrtare te tjere te institucioneve shteterore te Kosoves. Vendet qe e perbejne GDN-ne do te kerkojne nga zyrtaret kosovare permbushjen edhe te obligimeve tjera, qe kane te bejne me kornizen ligjore, zbatimin e Pakos se Ahtisaarit, respektimin e te drejtave te minoriteteve dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit. "Takimi i Grupit Drejtues Nderkombetar te Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove ne nivel te drejtoreve per Ballkanin Perendimor te Ministrive te Puneve te Jashtme do te mbahet te henen me 2 korrik 2012, ne Ministrine Federale per Marredhenie Evropiane dhe Nderkombetare ne Vjene", ka njoftuar ICO.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›