Regjister kombetar per studentet, shmangen abuzimet
Per te kontrolluar levizjet e te gjithe studenteve ne publik dhe privat dhe per te shmangur abuzimet eshte krijuar regjistri kombetar i studenteve ne forme dixhitale. Cdo student i regjistruar ka kodin e vete personal dhe ne kete regjister shtohen cdo vit te dhenat e tij deri ne kohen, qe ai perfundon studimet. Regjistri eshte instaluar prane Agjencise se Provimeve dhe universitete e ndryshme kane akses per te pare te dhenat por nuk mund te nderhyjne dhe ti ndryshojne ato. "Regjistri eshte nje regjister kombetar i studenteve dhe gjendet prane Agjencise Kombetare te Provimeve. Ka sjelle disa ndryshime ne lidhje me menyren e kodifikimit te numrit kombetar dhe gjithashtu dhenia e pajisja ne nje menyre unike dhe jo si me pare te fragmentuar. Tashme behet ne nje regjister kombetar te studenteve ne menyre unike dhe pajisja behet vetem nje here"- thote Ermal Elezi, specialist prane Ministrise se Arsimit. Ne fazen e pare te kesaj platforme jane regjistruar vetem studentet e vitit te pare akademik, 2011- 2012. Ndersa pjesa e te regjistruarve te viteve te tjera do te plotesohet deri ne mesin e muajit korrik. Ky regjister i vjen ne ndihme dhe vete ministrise se arsimit per te mesuar dhe mbi menaxhimin e financave. Keshtu qe do te bej me eficiente te gjitha procedurat e administrimit te buxhetit ne te gjitha nivelet e sistemit si dhe shkembimin e informacionit, qe lidhet me buxhetin, midis Ministrise e universiteteve.