E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Dialogu nga presioni

Sipas tij, çështjet e integrimit, e kanë detyruar mazhorancën dhe opozitën që të bashkëpunojnë.

“Negociatat në thelb nuk vijnë nga vullneti i mirëfilltë i palëve, por besoj se kjo më tepër i dedikohet presionit të ndërkombëtarëve, një procesi të integrimit në Bashkimin Evropian, tanimë i bllokuar për shkak të krizës politike dhe që nën këtë presion ka filluar një negociate,  e cila ka ulur në tavolinë palët për të disatën herë, për të njëjtën gjë”, tha Majko për Zërin e Amerikës.

Majko shton se dialogu i derimëtanishëm është në nivele qesharake, pasi sipas tij, janë miratuar vetëm disa kode. I pyetur për një koalicion të mundshëm midis PS-së dhe LSI-së, Majko tha se këto dy parti e kanë bërë të qartë se në zgjedhjet e ardhshme do të jenë sërish bashkë. /Start/

                                                                                             2011-12-07 08:51
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›