Gjinushi: Koalicioni PS-PSD, pa LSI
Bashkepunimi real mes Partise Socialiste dhe asaj Socialdemokrate do te optimizonte fitoren ne zgjedhjet parlamentare te 2009. Ky ishte qendrimi me i fundit i ardhur nga kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, i cili leshoi nje apel per seline roze, duke insistuar per nje bashkepunim qe te mundesoje mbrojtjen e rezultatit ne keto zgjedhje. Nisur nga eksperiencat zgjedhore, per kryetarin e PSD-se ne garen e 2009 duhet qe "te jene te qarta partite qe e marrin voten majtas dhe e perdorin majtas, te realizohet nje bashkepunim konform kodit, i cili duhet te lejoje bashkepunimet, ku partite matin secila forcen e vet dhe se bashku forcen ndaj kundershtarit. Kjo taktike duhet te zbatohet, PSD kete ka ne baze te taktikes se saj, por kjo duhet te mundesohet edhe nga Kodi Zgjedhor, sepse cdo kod demokratik lejon koalicione te ndershme". Por gjithmone bashkepunimi mbetet mes PS-PSD, ndersa kandidimi i vetem ne zgjedhje i LSI, sipas Gjinushit, nuk demton aspak rezultatin e kampit te majte. "Nese LSI hyn e vetme, nuk eshte nje gje per panik, dihet qe ajo do te hyje e vetme dhe sistemet proporcionale e lejojne hyrjen vetem pa demtuar, por sistemi spanjoll prape do qe hyrja vetem mos te kthehet ne mode, me sakte s'duhet lejuar ndarja e votes, pasi ne rast se cdo parti merr votat e veta, por votat pastaj bashkohen, atehere kjo optimizon rezultatin", u shpreh Gjinushi. Madje, po ne kete linje, kreu socialdemokrat i meshoi faktit qe "me e rendesishme dhe me percaktuese per fitoren ne 2009 eshte shkalla e bashkepunimit PS-PSD, sesa marredheniet PS-LSI, te cilat tashme jane te qarta si ne taktike apo pozicionim". O.XH
Zgjedhjet ne Kashar, sipas Gjinushit, pa hyre ne analiza gjeografike dhe te kandidaturave, fare thjesht, me sistemin proporcional, sic eshte sistemi spanjoll, tregojne qe e majta mori 4000 vota, ndersa e djathta 2700 vota.
Zgjedhjet ne Kashar, sipas Gjinushit, pa hyre ne analiza gjeografike dhe te kandidaturave, fare thjesht, me sistemin proporcional, sic eshte sistemi spanjoll, tregojne qe e majta mori 4000 vota, ndersa e djathta 2700 vota.