E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS debat per votimin e buxhetit

/ /

Mbledhja e grupit parlamentar te deputeteve vendosi permes debateve qe ne seancen e sotme ku do te diskutohet dhe votohet buxheti nen per nen te merret pjese ne votimin e amendamenteve qe deputetet socialiste do te paraqesin. Ne fakt Malaj dhe Harasani i kane cilesuar propozimet e tyre si nje buxhet alternativ i cili kerkon nje rishikim te ligjit baze te funksionimit te qeverise. Ne seancen e nje jave me pare seancen maratone qe zgjati rreth 17 ore socialistet nuk moren pjese ne votim pervec deputetit Ben Blushi i cili votoi kunder buxhetit. Ky qendrim ka ushqyer dhe debatet ne mbledhjen e djeshme te deputeteve socialiste ku disa prej tyre kerkuan qe PS te vazhdonte te mbante te njejtin qendrim si dhe gjate votimit ne parim te buxhetit. Deputetet Sajmir Tahiri Blendi Klosi dhe Bashkim Fino jane shprehur kunder votimit ndersa me pare kreu i grupit Gramoz Ruci kishte kerkuar votimin e amendamenteve te dy deputeteve socialiste. Arben Malaj dhe Andis Harasani shpjeguan para deputeteve socialiste rendesine e propozimeve te tyre rreth draft buxhetit te paraqitur nga qeveria si dhe pikat ku ai mund te permiresohej. Madje ata kane kerkuar qe grupi te terhiqej nga qendrimi pasiv i deputeteve socialiste ne Kuvend duke kerkuar votimin e tyre. Deputeti Harasani eshte shprehur ultimativ se do te votoje pro amendamenteve qe do te paraqiten prej tyre ne seancen e sotme edhe nese grupi del me vendim per te mos marre pjese ne votim. Por disa deputete nuk kane qene dakord qe PS te thyente vendimin politik qe ka marre te kushtezuar nga hetimi i zgjedhjeve dhe berja e transparences. Sajmir Tahiri ka kerkuar qe PS te jete ne koherence te plote me qendrimet e saj te meparshme dhe se smund te ndryshonte qendrim per nje projektligj nga votimi nen per nen. Ndersa deputeti Bashkim Fino ka kerkuar mos pjesemarrje ne votim te amendamenteve duke sjelle ne kete menyre dhe nje shqetesim qe vinte nga elektorati socialist i shprehur nje dite me pare gjate protestes se opozites zhvilluar ne Lushnje. Debatet ne mbledhjen e grupit te PS

Gramoz Ruci Sot duhet te vendosim se cili do te jete qendrimi yne ne seancen e neserme ku buxheti do te votohet nen per nen.
Arben Malaj Ne duhet te marrim pjese ne votimin e buxhetit sepse eshte nje buxhet qe i adresohet te gjithe shqiptareve dhe jo vetem maxhorances. Neve na kerkohet te votojme ligjin e SHISH ndersa nuk duhet te votojme buxhetin per vitin 2011 i cili nder te tjera parashikon dhe grantet e fondet per pushtetin vendor ku ne qeverisim dhe kemi pergjegjesi ndaj votuesve tane. Prandaj ne duhet te japim alternativen tone per ligjin e buxhetit te vitit 2011 dhe te mos akuzohemi si opozite pa alternative sic u akuzuam dhe ne seancen e fundit.
Andis Harasani Une dhe zoti Malaj kemi pergatitur disa amendamente per buxhetin e vitit 2010. Ne i konsiderojme shume te rendesishme keto amendamente sepse nuk flitet per kanale dhe rruge lokale por ceshtje bazike te ndertimit te nje buxheti prandaj propozoj qe grupi i PS-se te marre pjese ne votim. Une do te marr pjese ne votimin e amendamenteve ju veproni si te doni.
Gramoz Ruci Atehere meqe kemi propozime per buxhetin e vitit 2011 te marrim pjese ne votimin e amendamenteve por me pare kryetaret dhe nenkryetaret e komisioneve parlamentare te paraqesin dhe propozime te tjera ne projektbuxhet nese ka dhe te gjitha bashke ti paraqesim ne seance.
Sajmir Tahiri Ne duhet te jemi konsistente ne qendrimet tona. Ne nuk morem pjese ne votimin ne parim te projektbuxhetit ndersa tani na kerkohet te votojme nen per nen. Gjithashtu ne kemi nje marredhenie te kushtezuar me Parlamentin per shkak te mos realizimit te transparences se zgjedhjeve. Per keto arsye ne sduhet te marrim pjese ne votimin e projektbuxhetit.
Blendi Klosi Jo ne sduhet te hyjme ne votim pasi dhe ne parim nuk morem pjese ne votim. Madje ne duhet te radikalizojme qendrimin tone te mos marrim pjese as ne komisionet parlamentare dhe seanca per sa kohe Sali Berisha nuk i pergjigjet ofertes sone per hetimin e materialeve zgjedhore.
Arben Malaj Pse beme nje gabim te pare kjo sdo te thote se nuk duhet ta korrigjojme ate me nje votim ne per nen per amendamentet qe duhet te paraqesim.
Bashkim Fino Jam kunder pjesemarrjes ne votimin e buxhetit. Dje isha ne Lushnje. Me kapen nga xhaketa qytetaret qe me thoshin se pa bere transparencen e zgjedhjeve te mos benim asnje veprim ne Kuvend jo vetem te mos votojme buxhetin por te mos marrim pjese fare ne Kuvend.
Ethem Ruka Shoqja jone deputetja Eglantina Gjermeni ka punuar mire me rezoluten kunder dhunes se grave qe do te paraqitet dhe miratohet ne seancen e neserme.
Arta Dade Po cna duhet rezoluta e zonjes Jozefine qe po na e sjell si rezolute te te gjithe Parlamentit Po a ka dhune me te madhe sesa dhuna qe po ushtron Jozefina dhe Saliu ne Parlament ndaj deputeteve te opozites Ne sduhet ta pranojme dhe ta votojme ate. Le te shtoje zonja Jozefine dhe nje pike ne rezolute ku te thuhet se denohet dhuna e deputeteve nga kryetarja e Kuvendit dhe Kryeministri Berisha.
Shegush Ligori Ne asnje menyre te mos votojme nje rezolute te tille pasi ne kemi marredhenie te kushtezuar me Parlamentin dhe nuk na duhet nje rezolute per sy e faqe nderkohe qe zonja Topalli dhunon ne Parlament cdo te drejte te opozites nderkohe qe eshte thjesht nje spikere. Blushi votoi kunder buxhetit

Deputeti socialist Ben Blushi ishte i vetmi nga 64 deputetet socialiste qe votoi kunder buxhetit te qeverise per vitin 2011 seancen e te enjtes se kaluar. Deputetet socialiste qendruan ne salle por pa marre pjese ne votim edhe pse e kishin rrezuar ate permes fjalimeve te tyre. I pyetur per voten e tij kunder buxhetit por dhe kunder qendrimit te grupit parlamentar socialist Blushi tha se votimi ishte detyrim politik. Perderisa u shpreha
kunder duhej te votoja kunder. Ne te vertete ajo
ishte vote kunder buxhetit dhe kunder bojkotit.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›