Majko: Nuk duhet të mendohet për ndryshim kufijsh

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko tha se me rikthimin e fytyrave të vjetra dhe politikës së agresivitetit në Beograd, politika në Kosovë dhe Shqipëri e ka më të lehtë ta demaskojë politikën e vërtetë të Beogradit.
Në një intervistë për Radio Kosovën, Majko tha se në asnjë mënyrë nuk duhet të mendohet për ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh sepse kështu do të fitonte vetëm Serbia.