E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në formë, Vikingu përpara

Veton Berisha po shfaq lojëra të mira me skuadrën norvegjeze Viking. Sulmuesi i ri kosovar ka realizuar dy gola, në fitoren e ekipit të tij me rezultat 4:1 ndaj Odd Grenland, në kampionatin norvegjez të futbollit.

Me dy gola të shpejt në fillim të ndeshjes (14’ e 18’), 18 vjeçari ia siguroi Vikingut fitoren e katërt rresht. Vëllai i vogël i Valonit, i cili së fundmi iu bashkua Red Bull Salzburgut po e shfrytëzon çdo mundësi që i jepet. Ai ka realizuar 5 gola në 4 ndeshjet e fundit.

“Ishte një ditë e mirë për mua. Është një gjë që më bën shumë të lumtur. Jam në formë të mirë dhe ishte ndjenjë e bukur t’i shënoja dy gola në fillim të ndeshjes. Kjo na dha, si mua ashtu edhe ekipit, besim të madh në vazhdim të ndeshjes”, deklaroi futbollisti kosovar pas ndeshjes.

Atij po i ecin mjaft mirë punët nën drejtimin e trajnerit Kjell Jonevret. Berisha beson se Vikingu mund të jetë edhe më efikas, ndërsa shton se po e shijon formën e mirë të ekipit të tij. Vetoni shumë shpejtë mund ti bashkohet vëllait të Madh Valonit te skaudra e njohur austriake Red Bull Salzburgu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›