Bundesliga, objektiv i Bunjakut

Futbollisti gjilanas synon që me ekipin kuq e zi të rikthehet sa më shpejt në elitën e futbollit gjerman. “Ne luajmë në Bundesliga 2, por Kaiseralsuterni ka ndryshuar. Ky nuk është ekip që e meriton të luajë në ligën e dytë. Jemi një skuadër e fortë dhe dëshirojmë të rikthehemi sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai.
Ndërkohë, 28 vjeçari thotë se është pritur shumë mirë nga bashkëlojtarët dhe njerëzit që e rrethojnë Kaiserslaurnin. “Familja ime dhe unë jemi ambientuar mirë në Kaiserslautern. Ishte e rëndësishme që e kemi gjetur një apartament dhe ishim në gjendje të lëviznim shpejt. Ndihem rehat. Rajoni është i gjelbër, ka mënyra për t’u relaksuar me familjen në ditët e pushimit. Kjo është e rëndësishme për mua”, vazhdoi ish futbollisti i Erfurtit.
“Jam përmirësuar në mënyrë konstante në ndeshjet miqësore. Jam pritur mirë nga ekipi, ku jam integruar në mënyrën më të mirë të mundshme. E kemi bazën për një sezon të mirë. Duam të rikthehemi në Bundesligë dhe do të punojmë fort çdo ditë. Synojmë t’i fitojmë ndeshjet një pas një. Pres së paku tri vjet të mëdhenj në Kaiserslautern”, përfundoi Bunjaku, që kaloi tri sezonet e fundit në Nurnberg.