Abuzimi me femijet, Drejtoresha e Kopshtit: Femija ishte i vecuar
GJIROKASTER- “Fëmija i Virion Gracit, ishte fëmijë i vecuar dhe jo me probleme, cka ishte dhe objektivi i projektit” – kështu është justifikuar Tefta Zulla, drejtoresha e kopshtit Cicërima, në Gjirokastër, i cili këto ditë është përfshirë në një skandal.
Virion Graçi, pedagog në universitetin “Eqrem çabej", shkrimtar e publicist denoncoi në polici drejtoreshen e kopshtit që frekuentonte djali i tij, për regjistrimin e emrit të vogëlushit në listën e fëmijëve me probleme mendore në projektin përfitues pranë shoqatës "Save the children". Ai akuzonte drejtoreshën për shpërdorim detyre për përfitime materiale.
“Projekti ishte për të ndihmuar fëmijët e vecuar dhe jo fëmijët me probleme. Pranoj gabimin që nuk kam informuar prindërit për fëmijët e tyre, por nga ky projekt nuk kam përfituar materialisht, por profesionalisht”- është mbrojtur drejtoresha e kopshtit zonja Zulla, një ditë pas publikimit në media të skandalit.
Korrepondentja e NEWS24 në Gjirokastër Eri Baco tha sot paradite se në komisariatin e policisë së qytetit nuk ka mburritur ende asnjë denoncim tjetër. Ndërkohë që vogëlushi 6-vjecar i pedagogut edhe pse në gjendje fizike dhe mendore të shëndetshme u zbulua se figuronte prej 3 vitesh në listat e personave me probleme mendore, ashtu si edhe shumë fëmijë të tjerë të të njejtit kopësht.
Prokuroria e Gjirokastrës ka marrë sot në dorë dosjen me skandalin në Gjirokastër. Ndërsa një grup pune nga Ministria e Arsimit ndodhet në Gjirokastër për të verifikuar skandalin.
(s.g/BalkanWeb)