E Diel, 1 Nëntor 2026

Grinden për pronën, kanos me armë fqinjin

Gramsh

Një konflikt për shkak të pronës për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gribë të Rrethit të Gramshit, gjatë kësaj fundjave. Sipas burimeve të policisë lokale, pas një sherri mes dy bashkëfshatarësh për pronën, njëri prej tyre ka rrëmbyer kallashnikovin, duke e mbushur me 30 fishekë dhe ia ka drejtuar 50-vjeçarit Q.Hoxha. Fatmirësisht nuk ka mundur ta zbrazë armën, pasi të afërmit e tyre kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë shmangur një tragjedi të mundshme. Policia është njoftuar menjëherë për ngjarjen dhe ka arrestuar në flagrancë Qemal Koklin, si dhe ka sekuestruar si provë materiale armën e zjarrit dhe 30 fishekë, të cilët ai i kishte me vete në momentin e kontrollit nga policia.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›