E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: Pakti PD-PS, nga presioni ndërkombëtar. Nuk bëjmë koalicion me LSI-në

Share

Deputeti socialist, Pandeli Majko, duke folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se marrëveshja e arritur mes PD-së dhe PS-së për disa çështje, ka ardhur vetëm si pasojë e presionit të ndërkombëtarëve dhe jo vullnetit të lirë.

Negociatat në thelb nuk vijnë nga vullneti i mirëfilltë i palëve, por besoj se kjo më tepër i dedikohet presionit të ndërkombëtarëve, tha Majko.

Ai ndërkohë ka hedhur poshtë çdo mundësi për koalicion me LSI-në, duke qenë se, sipas Majkos, kjo forcë është fejuar me PD-në.

PS-së nuk i takon të luajë rolin e atij që ka mbetur jetim në mes të katër rrugëve dhe po pret që një parti tjetër ti japë dorën për të ardhur në pushtet.

LSI është një parti që ka votat e veta, ka elektoratin e vet, sot ajo është në pushtet. Deklarimet që vijnë qoftë nga LSI, qoftë nga PD është që edhe në zgjedhjet e ardhëshme do të jenë së bashku, kështu që diskutimi i një hipoteze të tillë do ti ngjante rënies me kitarë apo me mandolinë si dikur në rrugicat e Korçës për ti mbushur mendjen një vajze, e cila tashmë është fejuar me dikë tjetër, ka thënë deputeti socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›