Volfarth: Bojkoti i opozitës i kushtoi vendit 2 vjet. Ne normalizuam situatën pas 21 janarit
Share
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfarth, teksa ka qenë duke folur para disa studentëve të juridikut për korrupsionin, ka thënë se bojkoti i parlamentit nga ana e opozitës, i ka kushtuar vendit 2 vjet.
Ai ka folur edhe për 21 janarin, duke thënë se tashmë kjo ngjarje ka kaluar. Volfarth ka thënë se kanë qenë pikërisht ata që kanë normalizuar situatën.
Bojkoti i opozitës i kushtoi 2 vjet vendit. Tashmë jemi në kushtet ku parlamenti po funksionon. Parlamenti duhet të punojë për ligjet me 3/5 dhe për reformën zgjedhore, ka thënë Volfarth, ndërsa ka vazhduar duke thënë se, 21 janari tashmë ka kaluar. U desh ndërhyrja jonë për të normalizuar situatën
