Majko: Po bllokohet qëllimish numërimi tek njësia 5
Deputeti i PS-së Pandeli Majko ka shprehur shqetësim për zvarritjen e procesit të numërimit të votave në njësinë numër 5 në kryeqytet.
Në një prononcim për “Ora News” Majko theksoi se bllokimi i procesit është i pajustifikueshme pasi sipas tij kjo është një politike për të bllokuar rezultatet.
Sipas tij komisionerët e PD-së po bllokojnë qëllimisht procesin pasi janë të vedijshëm për humbjen.
“Ne jemi palë e interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejt. Në këtë njësi nuk po punohet vetëm të bllokuar procesin. Komisionerët e PD-së gjejnë justifikime të kota për të bllokuar procesin” theksoi Majko.