E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO-REPORTAZH/ Lulëzim Basha than pemët dhe barin buzë Lanës, si hakmarrje ndaj paraardhësit të tij

Kryetari i ri i Bashkisë, Lulëzim Basha, ka shkatërruar brenda muajit investimin tetë vjeçar buzë Lanës në qendër të Tiranës. Si për t’u hakmarrë ndaj një prej veprave publike që i dha më shumë emër Edi Ramës në krye të Bashkisë, Lulëzim Bash ka nisur mandatin e tij të vjedhur në krye të Bashkisë duke urdhëruar heqjen e brigadës së gjelbërimit nga shërbimi buzë Lanës dhe tharjen e gjithë pemëve dhe barit që zbukuronin lumthin e vogël të Tiranës. Çdo kryeqytetas e ka të lehtë ta verifikojë se si blinjtë dhe rrapinjtë po thahen nga vapa e gushtit dhe bari është shkrumbosur plotësisht. Sipas burimeve nga Bashkia, ka 25 ditë që nuk shërbehet më buzë Lanës. Me një urdhër misterioz u largua brigada që shërbente buzë lumthit dhe kryetari i ri nuk ka dhënë asnjë rrugëzgjidhje për këtë situatë emergjente. Shpresojmë që pas tharjes së pemëve dhe barit, të mos rikthej sërisht kioskat dhe ndërtesat buzë saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›