E Diel, 1 Nëntor 2026

"Traktati i Lisbonës në përputhje me kushtetutën çeke"

Në këtë mënyrë hiqet pengesa e fundit për ratifikimin përfundimtar të dokumentit reformues të bashkimit Evropian. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i hap rrugë nënshkrimit të dokumentit nga presidenti euroskeptikë, Vaclav Klaus.

Nënshkrimi nga Klaus përfaqëson hapin e fundit zyrtar për përmbylljen e procesit të ratifikimit të Traktatit nga Republika Çeke, i vetmi vend anëtar i BE-së që nuk ka ratifikuar ende dokumentin.
    
Traktati i Lisbonës, i hartuar me synimin për rritjen rolit të bllokut 27-anëtarësh në arenën globale, duhet të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare të bllokut përpara se të hyjë në fuqi.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›