Majko: Zgjedhjet e 8 majit, politike jo administrative
TIRANE-Deputeti socialist Pandeli Majko deklaroi dje se Edi Rama është kandidatura më e mirë për Bashkinë e Tiranës. Gjatë një interviste në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në 'News 24', ai shprehu mbështetjen e tij, për Ramën, ndërsa e konsideroi zgjedhjet e 8 majit si një betejë politike dhe jo administrative.
PS u regjistrua si subjekt për zgjedhjet lokale. A hoqi dorë nga kushtet që ajo kishte për zgjedhjet?
Do të ishte shumë e thjeshtë ta trajtoje si problem administrativ. S'ka të bëjë me historinë teknike. Unë nuk përjashtoj faktin që ka një kontekst administrativ, por marrëdhëniet nuk shihen vetëm në këtë plan. Ajo që po diskutohet është fakti se ka një marrëdhënie, e cila mund të vendoset në prizmin e krizës politike. Nuk ka shmangie të vendimmarrjes së PS. Duket si një histori që ne po deklarojmë hyrjen në zgjedhje dhe sikur kriza mori fund. Kjo nuk është krizë e opozitës, ne kemi një marrëdhënie shumë të margjinalizuar me maxhorancën aktuale që në fakt është e të gjithë shqiptarëve.
A përbëjnë këto zgjedhje një lloj testi pas kërkesës suaj për zgjedhje të parakohshme?
Sinqerisht do të ishim në kushtet e të bërit të një opozite shumë naive po t'i shikonim zgjedhjet vendore si matje për ato që kemi thënë e kemi bërë. Skena politike ka një problem të madh. Ka problemin e një historie që nuk mund të mbyllet si sharja e radhës në një seancë parlamentare.
Në skenën politike shqiptare nuk ekziston një dialog politik. Maxhoranca e ka futur veten në një procedurë ligjore, të cilës duhet t'i japë një drejtim që e ka nxjerrë opozitën në pikën fundore të ligjit.
A ka gabim PS për skenat që krijohen në parlament?
Nuk mendoj se reagimi i opozitës duhet parë si shkak. Por mendoj se duhet parë në këndvështrimin e mungesës së një komunikimi normal.
Çfarë duhet të bënte ndryshe PS?
Mendoj se në përgjithësi opozita është reflektim i asaj që ndodh në qeverisje. Nuk mendoj se do kishte një opozitë të ashpër, nëse do të kishim një qeverisje krejtësisht ndryshe.
A mendoni se po hyjmë në normalitet me afrimin e fushatës apo do ketë sërish protesta?
Kam frikë se përkundrazi ajo që tani shikohet si ndarje e klasës politike në Tiranë, do të zhvendoset dalëngadalë në komunitet. Përplasja e interesave për një komunë nuk është si përplasja në Tiranë. Rrjedhimisht kjo do të sjellë një fushatë me goxha probleme dhe përgjegjësia do të jetë e dyanshme.
Zoti Majko, është përmendur emri juaj si një kandidat për zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tiranës? E konfirmoni?
Mendoj që Bashkia e Tiranës e ka kryetarin e saj. mendoj se është kandidati më i mirë për një betejë që s'ka të bëjë me administrimin aq sa me një betejë politike. Beteja që do të zhvillohet në 8 maj do të jetë politike lidhur me interesa politike. Edhe po të shikoni kontekstin e asaj beteje që po përgatitet nga krahu i PD-së, po shikohet se po merren deputetë, figura ministrore të fuqizuara apo të nxitura për këtë eveniment politik dhe sigurisht theksi politik i kësaj është thuajse i pashmangshëm.
Pra përfundimisht, zoti Rama mbetet kandidati i PS-së për Tiranën?
Unë shpreha opinionin tim, gjithsesi si vendimmarrje nuk është marrë. Nuk është diskutuar në forume
Kandidimi i zoti Rama a është anormal, për shkak se si mund të kandidojë një kryetar opozite...?
Kjo do të jetë pjesë e diskutimeve të brendshme të PS-së. Opinionin tim ua thashë, por analiza mendoj që është e natyrshme që të jetë në momentin e vendimmarrjes. Zgjedhjet e 8 majit nuk janë një natyrë zgjedhjesh si ato që bëhen çdo 4 vjet. Ato janë zgjedhje politike dhe nuk besoj se ka pasur ndonjëherë zgjedhje më politike se këto.
A mendoni se Rama duke kandiduar do të marrë edhe një kosto?
Në zgjedhjet e 8 majit do të diskutohet një votëbesim i publikut me opozitën dhe maxhorancën.
A ka ndikuar faktori ndërkombëtar te hapi që hodhën duke u regjistruar në KQZ?
As mund të imagjinohej PS ta linte gjithë sheshbetejën bosh dhe të thoshte për këto kushte ne s'marrim pjesë. Kjo do të ishte që shpresën ta çojë në një çast shterues. Akti i PS-së ka të bëjë me përgjegjshmërinë ndaj publikut. Kriza politike është aty ku ka qenë dhe do të pulsojë edhe më fort.
(s.g/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)