E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara me cikolomotorë i mori jetën të riut 2 në koma, 2 rëndë

ELBASAN- Gara e çmendur me ciklomotorë i ka shkaktuar vdekjen një të riu. Jeta e dy shokëve të tij është në fije të perit, ndërsa dy të tjerë kanë marrë plagë të rënda.

Policia zbardh detaje të aksidentit fatal që ndodhi pasditen e djeshme në orën 16:45, rreth 10 km larg nga qyteti i Elbasnit, pikërisht në fshatin Gjegjan.

Pesë të rinjtë, të njohur me njeri-tjetrin, Besnik Kullaku, 23-vjeçari, Florenc Lika 25 vjeç, Elvis Qosja, Vani Gjyla dhe një shok i tyre, (i cili nuk dihet identiteti) janë përfshirë në një garë shpejtësie me ciklomotoret e tyre, njëri pa targë dhe tjetri me targë EL-165-A

Ende në momente të pa sqaruar nga policia, gjatë manovrës në "garën skëterrë", dy ciklomotoret janë përplasur me njeri-tjetrin. Për pasojë, 23-vjeçari Besnik Kullaku, banor i fshatit Gjormë në Elbasan, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa katër të tjerët, me fraktura e plagë të shumta në kokë e pjesë të tjera të trupit, janë nisur nga të pranishmit në spitalin kirurgjik të Elbasanit.
Shoku i tij Vani Gjyla dhe një tjetër në koma janë nisur në orënt e vona të mbrëmjes drejt Tiranës, ndërsa të plagosur rëndë në urgjencën e Elbasanit janë Florenc Lika 25 vjeç nga lagja "5 Maj" i Elbasanit dhe Elvis Qosja 18 vjeç nga fshati Gjergjan.

Policia e cila kishte mbërritur në vendngjarje deklaroi se përplasja kishte qenë aq e fortë sa ciklomotorët janë shkatërruar krejtësisht.

Nga hetimet paraprake të policisë “aksidenti i rëndë ka ardhur për shkak të shpejtësisë mbi normë i ciklomotorëve si dhe shkelja flagrante në zbatimin e rregullave të qarkullimit. Në një nga mjetet, rezulton se kanë qenë tre persona"- bëjnë të ditur burime të policisë, të cituara nga Gazeta Shqiptare. Policia ka nisur grumbullimin e provave ndërsa nuk është marr asnjë dëshmi nga të plagosurit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›