E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohet Gjeneral Xhemal Gjunkshi

Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi i është dhënë  “Çmimi Ndërkombëtar i Paqes Bonifacio VIII” në edicionin e 10-të për ndarjen e çmimeve Nderkombëtare të Paqes në Botë. Ceremonia është zhvilluar në ambientet e Akademisë Bonifaciane në qytetin Ananji Itali. Çmimi iu dha për kontribut të vëcantë për promovimin e vlerave në proçesin e paqes dhe të sigurisë në ballkan, për misionet paqeruajtëse përkrah Aleancës së NATO-s, vlerësim për punën e shkëlqyer të asgjësimit të municioneve të tepërta dhe vlerave të individit. Ky çmim u propozua nga Këshilli Drejtues i Akademisë dhe Komiteti Shkencor i Çmimit Ndërkomëtar Bonifacio VIII, nën drejtimin e Shkëlqesisë së tij Monsinjor Fraco CROCI. Akademia Bonifaciane, është një nga institucionet humanitare më me influencë në botë, e cila ushtron aktivitetin e saj nën kujdesin personal të Papës së Vatikanit. Ky çmim është dhënë për figura të shquara politike, shkencore, ushtarakë të lartë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me vlera të vecanta ndërkombëtare. Presidenti i Akademisë Bonifaciane,  në një ceremoni solemne, në prani të mjaft personaliteteve të rëndësishëm, vlerësoi  kontributin e vazhdueshëm të Gjeneral Gjunkshit. Dhënia e këtij Çmimi, koinçidon me 100- vjetorin e krijimit te Shtetit Shqiptar dhe Forcave tona të Armatosura. Gjnkshi është shprehur se vlerat që ruan dhe promovon ky Çmim bashkojnë kulturat e dy vendeve te cilat kanë frymëzuar gjithmonë impenjimin e tij në Forcat e Armatosura Shqiptare në atdhe dhe jashtë tij, atje ku veprohet për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit ndërkombëtar…”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›