Majko braktis “Ligjet” per solidaritet me Brahon e LSI
Selia roza preferoi te heshte para zgjedhjes se deputeteve te LSI-se qe hyne ne greve per Kodin Zgjedhor. E vetmja levizje e bere nga kampi socialist ishte ajo e deputetit Pandeli Majko, i cili braktisi mbledhjen e Komisionit te Ligjeve, pasi relatori i projektit qe po diskutohej ishte Spartak Braho, qe eshte ne greve. “Jeni apo jo dakord ju qe dikush te jete ne greve urie, une personalisht ne mungese te relatorit dhe per me teper kur njoh arsyen qe ai eshte ne greve urie, nuk mund te vazhdoj diskutimin per kete projektligj, sikur nuk ka ndodhur asgje. Refuzoj te jem i pranishem ne mungese te relatorit”, u shpreh Majko. Ne komision po diskutohej projektligji per ngritjen e Gjykates Administrative. I pranishem per te dhene sqarime mbi kete projekt ishte dhe ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj. Ai shpjegoi se nje gjykate e tille do te lehtesoje te gjitha procedurat e nje ceshtjeje qe i nenshtrohet gjykimit. Gjykata do te ekzekutoje te gjitha vendimet ne favor te biznesit. Eshte rritur e drejta dhe aksesi ne gjykim per individet si dhe bizneset. Edhe pse pa pranine e opozites, deputetet e mazhorances vijuan me diskutimet ne Komisionin e Ligjeve.