Majlinda Bregu sërish: Bojkoti i opozitës, arsyeja kryesore pse nuk morëm statusin
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka përsëritur sërish gjatë ditës së sotme, ndërsa ka pasur në krah edhe ambasadorin e BE-së, Etore Sekui, se arsyeja kryesore që Shqipëria nuk mori statusin e vendit kandidat, ka qenë bojkoti i opozitës.
“Bojkoti i gjatë nga ana e opozitës dhe ligjet me 3/5-tat ishin kriter i parë. Ne presim që të mos kemi më pengesa të tilla. E rëndësishme është që ligje të tjera me 3/5 të miratohen, sikurse dhe hapa të tjerë, ka thënë Bregu gjatë tryezës Për rishikimin e planit të veprimit të integrimit për vitin 2012.
Vetëm disa dita më parë, ambasadori danez në Tiranë, vend që aktualisht mban presidencën e BE-së, e tha qartë se bojkoti i opozitës jo vetëm që nuk ka penguar marrjen e statusit, por ka shpluhurosur disa probleme që ka pasur Shqipëria.