E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Mandateve: Të nisë hetimi për 3 deputetët e PS

Share

Ka zgjatur shumë pak mbledhja e sotme e Këshillit të Mandateve pranë Kuvendit të Shqipërisë. Anëtarët e këtij Këshilli kanë vendosur që të autorizohet prokuroria për të nisur ndjekjen penale ndaj tre deputetëve të PS në lidhje me rolin që kanë pasur gjatë protestës së 21 janarit.

Në seancën e ardhshme parlamentare pritet që tre deputetët, Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Bare të japin shpjegimet e tyre. Raporti që do votohet në seancë do përgatitet nga Viktor Gumi dhe Damian Gjiknuri.

Në nisje të mbledhjes së sotme është lexuar një letër e tre deputetëve, ku thuhet se ata do japin shpjegimet në seancë.

Kryetari i grupit kuvendor Gramoz Ruçi tha se letra nuk nënkupton vetëm që shpjegimet deputetët do i japin në seancë. Deputetët u japin dakordësinë që këshilli i mandateve të votojë pro heqjes së imunitetit të tyre kjo është esenca e letrës. Ne jemi dakord të përgatitet raporti, Këshilli të japë vendimin për heqjen e imunitetit, tha Gramoz Ruçi.

Kryeprokurorja Ina Rama tha dje se policia nuk ka gjetur asnjë provë për organizatorët e protestës, megjithatë prokuroria vetë do vijojë hetimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›