E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majlinda, e nënta në Rusi

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 13:58

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi të shtunën e ka zënë vendin e nëntë në Grand Slamin e xhudos, i cili po mbahet në Moskë të Rusisë.

Në këtë mënyrë, 20-vjeçarja – e cila po lufton për ta siguruar normën për pjesëmarrje në Olimpiadën Londra 2012 - i ka fituar 36 pikë të reja olimpike dhe është në rrugë të mirë për ta arritur qëllimin.

Kelmendi ka garuar në kategorinë 52 kg. Rrethin e parë, ajo e ka kaluar pa luftë. Kurse, në raundin e dytë, Kelmendi e ka mposhtur xhudisten rumune, Andreea Catuna. 20-vjeçarja u ndal në rrethin e tretë, kur pësoi humbje nga xhudistja portugeze, Joana Ramos.

Pozita e nëntë me gjasë nuk e ka kënaqur fort Majlinda Kelmendin dhe trajnerin e saj, Driton Kuka. Para këtij evenimenti, Kuka kishte pohuar se objektiv i tyre ishte ndonjëra prej tetë pozitave të para.

Grand Slami i sivjetmë i Moskës kishte një fond shpërblyes prej rreth 200 mijë dollarëve amerikanë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›