E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majmunët e Norës

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 15:21

Këngëtarja nga Kosova Nora Istrefi, e cila se fundmi ka publikuar video spotin ''Nora nuk o nisoj'', në një interivistë për një televizion kosovar ka folur edhe për momentet më të vështira në karrierën e saj.

E pyetur për momentet më të vështira që Nora i ka pasur gjatë vitit që lamë pas, ajo ka thënë se rrëmuja më e madhe ka qenë pjesëmarrja e saj në “Kënga Magjike.

Megjithatë, interesante ka qenë komenti i saj dhe përgjigja shumë e çuditshme e Norës që i ka dhënë gazetares.

''Po bre ka pas vështirësi pak... momenti i keq i vitit...Mirë boll me ata far majmuna...'', citohet të këtë thënë Nora.

Vitin e kaluar Nora Istrefi kishte qenë në vështirësi në këtë festival, pasi ishte vonuar për shkak të komunikacionit të dendur dhe problemeve që kishte pasur me makinën e saj.

Pas kësaj vonese, Ardit Gjebrea ia kishte ndaluar asaj dhe Linda Halimit pjesëmarrjen për 5 vjet në festivalin “Kënga Magjike”. Ditë më parë këngëtarja tha se do të pushojë për një periudhë pas ditëve të ngjeshura më punë që i pati gjatë ditëve të festave të fundvitit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›