Prostata problemi i madh i te moshuarve
Prostata eshte problemi i madh i te moshuarve. Prof. dok Alketa Koroshi shpjegon se cfare eshte kjo semundje nga se shkaktohet dhe cilat jane shenjat dhe shqetesimet qe sjell semundja.
fare eshte prostata
shte nje gjender me e vogel se nje kokerr arre dhe ben pjese ne sistemin riprodhues te burrave. Ajo perbehet nga dy pjese te cilat mbeshtillen nga nje cipe indore. Ajo vendoset mu perballe pjeses se fundit te zorres se trashe poshte fshikes se urines. Prostata rrethon kanalin e urines qe quhet uretra ku kalon urina qe derdhet jashte.
Si rritet prostata me moshen
Ne jeten e njeriut ka dy periudha te rritjes se prostates periudha e pare eshte ne kohen e pubertetit e atehere kjo gjender dyfishohet si madhesi. Pas moshes 25 vjec prostata fillon te rritet perseri. Kjo rritje pas shume vitesh mund te na rezultoje ne hipertrofine beninje te prostates.
Rritja e prostates rralle shkakton problem para moshes 40 vjec por me vone ne moshen 60-vjecare gjysma e njerezve kane simptoma te rritjes se prostates dhe ne vitet 70-80 te jetes gati 90 e njerezve kane shqetesime nga prostata.
Kur rritet shume gjendra cipa e saj e jashtme nuk e le te zmadhohet por ushtrohet presion ne kanalin e urines qe kalon ne mes te gjendres duke e shtrenguar ate.
Nga ana tjeter fillon dhe shtypet nga poshte fshikeza e urines dhe kjo jep mosmbajtje te gjate te urines e njeriu ka ndjenjen e urinimit te shpeshte.
Me kalimin e kohes muskulatura e fshikes se urines dobesohet dhe kur urinon njeriu nuk nxjerr jashte te gjithe urinen por nje pjese qendron ne fshikezen e urines. Kjo urine qe ngelet pa u zbrazur mund te infektohet dhe kjo sjell pasoja te metejshme te infeksionit urinar.
Ne te vertete rritja e prostates eshte normale gjate plakjes sikurse jane floket e thinjura. Ne vendin tone cdo vit vizitohen tek mjeku per problemet e prostates afro 40 mije vete.
Pse ndodh rritja e prostates
Shkaku pse rritet prostata nuk dihet mire. Nuk dihet se kush e favorizon rritjen e saj. shte pare se kur hiqen testet qe ne moshe te re nuk ndodh me vone rritja e prostates. Gjate jetes se nje burri tek ai prodhohen si testosteroni qe eshte nje hormon mashkullor por edhe nje sasi e vogel estrogjeni qe eshte hormon femeror.
Por me kalimin e moshes pakesohet sasia e testosteronit dhe shtohet sasia e estrogjeneve. Mendohet se ky ndryshim sjell nje rritje te gjendres se prostates.
Sipas nje teorie tjeter normalisht testosteroni transformohet ne dihidrotestosteron dhe ky ndihmon rritjen e prostates.
Cilat jane shenjat dhe shqetesimet qe ndjen pacienti
Me rritjen e gjendres se prostates fillon e bllokohet kanali urines e gradualisht humbet funksioni i fshikezes se ujit gje qe con ne zbrazjen jo te mire te saj.
Shqetesimet e te semurit kane lidhje me urinimin veshtiresi ne nxjerrjen e urines dhe curril i urines i dobet. Pacienti ka nevoje te shpeshte per te vajtur ne banje e sidomos fillon e ngrihet shpesh naten. Madhesia e prostates nuk shkon gjithmone paralelisht me simptomat e veshtiresise se urinimit.
Disa njerez qe kane prostate shume te rritur kane pak shenja urinare e pak ankesa dhe disa te tjere qe kane nje gjender relativisht te vogel kane me shume probleme shqetesuese.
Mund te ndodhe qe nje njeri qe nuk e di fare se ka prostaten e zmadhuar papritur nuk eshte ne gjendje te urinoje as edhe nje pike. Kjo ngjet sidomos tek ata qe marrin ilace per te ftohte ose alergji.
Keto ilace qe quhen simptikomimetike e pengojne fshiken urinare te zbrazet. Por bllokimi total i urinimit mund te ndodhe edhe nga alkooli nga temperaturat e uleta ose te qendruarit nje kohe te gjate pa levizur. Kur njeriu ka keto shenja qe permendem duhet te konsultohet me mjekun.
Ne shumicen e rasteve keto shenja lidhen me rritjen beninje te prostates te mire por ndonjehere mund te jene shprehje e kancerit te prostates qe zbulohet nga mjeku me ekzaminime te posacme.
Kur ka nje kohe te gjate me prostate te rritur pacienti mund te beje infeksione urinare dhe mund te demtohen veshkat. Vec asaj mund te zhvillohen guret e veshkave dhe mosmbajtja e urinimit. Vijon neser
Shenim neser do te lexoni se si behet diagnostikimi i prostates dhe mjekimi i semundjes