Adoleshenti i plagosur me 14 thika mjekim ne Turqi
Kujtim Dollapi pohon se Ministria e Shendetesise do te dergoje Denisin per mjekim ne Turqi. Drejtesia te dergoje para ligjit fajtoret
Gezohen tek shohin cdo levizje dhe reagim te tij. E shohin dhe kalojne gjithe diten me te me shpresen se ai do te rritet cdo dite me reagimin e tij. Behet fjale per adoleshentin Denis Dollapi i cili dergjet prej muajsh ne gjendje koma per shkak te 14 plageve qe ka marre nga goditjet me thika nga nje grup te rinjsh.
Kujtim Dollapi pohon per gazeten se Denisi eshte pak me mire dhe se fiziku i tij ka filluar te permiresohet pavaresisht qe eshte ende ne gjendje koma. Nderkohe ai falenderon te gjitha ata qe e kane mbeshtetur por edhe Ministrine e Shendetesise e cila po mundeson dergimin e Denisit per mjekim ne nje nga spitalet e Turqise.
Kam marre lajmin e mire nga Ministria e Shendetesise se im bir do te dergohet per mjekim ne Turqi. Per kete falenderoj shume Ministrine njerezit qe me kane mbeshtetur por edhe gazeten tuaj e cila ka percjelle fatkeqesine tone dhe eshte gjendur prane nesh - pohon Kujtim Dollapi.
Mjekimi
Denisi eshte me mire dhe reagimet e tij po na gezojne shume. Keshtu shprehet babai i adoleshentit duke shtuar se ata jetojne me cdo reagim te Denisit. Duket se kjo eshte me e rendesishme per familjen e lenduar nga ngjarja e rende e cila i tronditi shume.
Ne e shohim cdo dite dhe rrime gjithe kohes me te. Ndoshta e veme re ndryshimet e tij ne menyre graduale. Ai qesh qan reagon tek bisedojme me te. Edhe fizikun duket se e ka disi me mire. Ai eshte drita e syve tane dhe cdo reagim i tij na gezon pa mase - pohon Kujtim Dollapi babai i Denisit.
Ai nuk le pa falenderuar te gjithe miqte por edhe Ministrine e Shendetesise qe tashme po i mundesojne Denisit brenda muajit nje trajtim mjekesor ne Turqi. Mirenjohja eshte shume e rendesishme ndaj dhe duam ta permendin dhe ta vleresojme ne cdo moment - thekson Kujtim Dollapi.
Apeli
Nuk duan te krijojne konflikte me askend ndaj duket se misioni i tyre dhe qellimi i vetem eshte qe Denisi te behet mire dhe te jete serish djali i mire i familjes dhe pse jo edhe i shoqerise.
Sa i takon arrestimit te personit te katert i cili eshte i perfshire ne plagosjen me 14 thika te djalit Kujtimi pohon se falenderojne edhe forcat blu qe po dergojne para drejtesise autoret e krimit.
Ajo cka bene ata eshte nje vrasje e mbetur ne tentative ndaj dhe drejtesia duhet te jape denimin qe meritojne ata qe e shkaktuan kete krim mbi tim bir - pohon Kujtim Dollapi i cili nuk resht se theksuari se deshira e vetme e familjes dhe me e rendesishmja eshte qe biri i tyre te behet me mire.