E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet dukshëm numri i pacientëve në Pejë

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 19:05

Ndryshimet e shpeshta të temperaturave kanë ndikuar edhe në rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë si në Spitalin Rajonal të Pejës, gjithashtu edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Mjekët e Spitalit të Pejës, thonë se në këtë kohë po shfaqen infeksione virale që kryesisht atakojnë rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Kryeinfektiologu në Repartin e Infektiologjisë në Pejë, Dr. Fadil Kurmehaj ka thënë se në këtë kohë kemi mbipopullim të spitalit si pasojë e përhapjes së viruseve rripozë, të cilët janë mjaft rezistencë në terapi.

“Infeksionet po shfaqen me kollitje, sekrecion, dhembje të trupit, por këto shenja edhe po komplikohen duke shkaktuar pneumoni”, thotë Kurmehaj për Kosovapress.

Ai tregon se pjesa më e atakuar sërish mbeten të moshuarit dhe pacientët me sëmundje kronike, por ky virus po atakon edhe fëmijët në masë mjaft të madhe si dhe personat me imunitet të dobësuar.

Doktor Fadil Kurmehaj këshillon prindërit se në rast të infektimit të fëmijëve të mos dërgohen në shkollë, sepse shkaktojnë përhapjen e viruseve, andaj duhet të trajtohen me kujdes shtëpiak duke pirë lëngje sa më shumë e konsumuar pemë e perime.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›