E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makabi-Beshiktash, në Turqi duket atmosferë “lufte”

TEL AVIV-Një nga sfidat më të ndezura të ditës së enjte në në Ligën e Evropës, është ajo mes izraelitëve të Makabi Tel Aviv dhe turqve të Beshiktash. Më shumë se për aspektin sportiv, kjo ndeshje mbart me vete tensionin e krijuar mes dy vendeve, pas vrasjes së 9 shtetasve turq një vit më parë nga ana e një flote ushtarake izraelite.
Dy vendet ish-aleate duken në një betejë të vërtetë diplomatike, pasi Turqia pretendon që trupat e Izraelit kanë përdorur dhunë të pajustifikuar dhe se anija turke që po udhëtonte drejt rripit të Gazës, ishte legale. Izraeli ndërkohë ka refuzuar të kërkojë ndjesë për incidentin dhe kjo ka bërë që raportet mes dy vendeve të jenë të ndera.
Përjashtim nuk bën as sporti, teksa ndeshja mes Makabit dhe Beshiktashit do të luhet në masa të jashtëzakonshme sigurie, në një stadium thuajse të blinduar. Dy skuadrat ndodhen në grupin E të Europa League, bashkë me Dinamon e Kievit dhe Stouk Siti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›