E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja e mjedisit mbetet shqetësuese

Ndotja e mjedisit është në nivele shqetësuese. Edhe pse Oragnizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për ndërhyrje, ekspertë të shëndetit nuk dhanë asnjë shifër se në cilin nivel të ndotjes jemi. Në një aktivitet ndërgjegjësues në ditën botërore të mjedisit, drejtuesi i shëndetit publik Enver Roshi tha se ndotja është burim i mjaft sëmundjeve infetive në Shqipëri. Sipas tij, duhet ndërhyrje e institucioneve përkatëse , monitorim dhe sensibilizimi i çdo qytetari për të mbajtur pastër mjedisin rreth tij.
Ndërsa drejtuesja e autoritetit shëndetësor rajonal Liliana Ramasaco tha se nevoja për sensiblizim është edhe përtej Tiranës ku mjaft qytete të Shqipërisë kanë prezencë ndotje.
Ministria e shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, Drejtoria Rajonale Shëndetësore, Kryqi i kuq dhe shkollat 9-vjeçare në kryeqytet nisen vullnetarisht aktivitetin e pastrimit të ambjentin në zonën e Liqenit Artificial. Në shenjë simbolike, fëmijët dhe drejtuesit e shkollave të tyre përcollën mesazhe sensibilizuese për një mjedisë së pastër.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›