Makina aksidenton kalimtarin, 55-vjeçari në gjëndje të rëndë

Një aksident pa pasoja për jetën ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin Fushë Krujë-Tiranë.
55- vjeçari Ibrahim Sula, ishte duke kaluar rrugën, kur një makinë e ka përplasur rëndë.
Ndërkaq, i plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë nga drejtuesi i automjetit. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, indetiteti i të cilit ende nuk dihet dhe po punojnë më tej për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.