E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, shpërthim tritoli, mbetet i plagosur 50-vjeçari

Një shpërthim ka tronditur sot qytetin e Vlorës, duke shkaktuar një të plagosur. Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në katin e 9-të në bllokun e disa pallateve të reja, në apartamentin ku jetonte i vetëm 50 vjeçari Nazmi Alliu. Ai banonte me qera në këtë banesë dhe nga shpërthimi ka humbur një gjymtyrë të sipërme.

Në vendgjarje mbërriti policia si dhe krerë më të lartë të saj. U mendua fillimisht se ishte një bombul gazi por më pas u bë i ditur se 50 vjecari i ka shpërthyer në dorë rreth 200 gr lëndë ekspolizive. Banesa është dëmtuar totalisht dhe të gjitha sendet janë shpërndarë nëpër zonë duke shkaktuar edhe dëmet në automjete që ndodheshin aty pranë. Policia ka ngritur një grup hetimor, dhe është marrë në pyetje pronari i apartamentit dhe banorë të tjerë dhe ndërkohë që po sqarohet edhe më tej situata, dhe se si lënda eksplozive u gjet në duart e 50 vjeçarit. Në shtëpi nuk është gjetur asnjë mjet identifikimi dhe sipas banorëve shtëpia nuk ishte e banueshme. Ata nuk e njihnin 50 vjeçarin ndërkohë që tregonin se burri vinte rrallë në atë banesë. Ndërkohë që nuk është bërë ende e ditur nëse burri ishte i përfshirë në ndonjë konflikt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›