Lezhë, e kujton si hajdut, qëllohet me armë 17-vjeçari

Një 17 vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para të dites së sotme në fshatin Tresh të Lezhës. Viktima është Pashk Moli, banor i këtij fshati, ndërsa autori i cili është arrestuar nga policia është 80 vjeçari Mark Lushi. Ngjarja ka ndodhur ne oborrin e shtëpisë së autorit të vrasjes, i cili ka qelluar mbi viktimen me një arme gjahu rreth ores 03.00.
Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se 17 vjeçari Moli kishte probleme mendore dhe se në vazhdimësi ai largohej natën nga shtepia e tij dhe mësynte banesat e banorëve të tjerë. Nga deklarimet e 80 vjeçarit Lushi, errësira e natës nuk e ka lejuar atë që të identifikojë personin i cili kishte hyrë tek oborrin e tij dhe duke menduar për ndonjë grabitës te mundshëm, ka qëlluar ne drejtim te tij, duke e lënë të vdekur ne vend. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plote të kesaj vrasjeje.