E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohen dy vëllezër për vjedhje

Në pranga ranë Ndoj Kol Ndoca, 21-vjeç, si dhe  Zef Kol Ndoca, 18-vjeç të dy banues në Vaun e Dejës. 

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në sajë të hetimeve të kryera, rezultoi se dy vëllezërit e lartpërmendur janë autor të një vjedhjeje të ndodhur me datë 16.08.2011, ku pikërisht në vendin e quajtur liqeni Vau Dejes, pranë një restoranti, i kanë vjedhur një shtetases çantën, në të cilën ka patur 530 EURO, dy telefona celularë, një aparat fotografik dhe sende të tjera personale.

Sa më sipër u kryen veprimet e duhura hetimore e proceduriale, u bë dokumetimi i plotë ligjor i ngjarjes, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në  banesën e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura çanta, dy celularet, një aparat fotografik, një kartë identitetit dhe 300 EURO. /Start/

                                                                                             2011-08-18 11:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›