Tiranë, shembet një tjetër ndërtim pa leje
Gjatë ditës së sotme, në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor të Tiranës, nisi prishja e një ndërtimi pa leje në zonën e Selitës, në rrugën “Ibrahim Dervishi”.
Policia Bashkiake konstatoi ndërtimin pa leje, bëri bllokimin dhe njoftoi subjektin. Pas kësaj procedure nisi sot aksioni për shembjen e ndërtesës dhe kthimin në gjëndjen fillestare.
“Ky është aksioni i radhës i Policisë Bashkiake. Ne do të zbatojmë ligjin dhe këtë do ta bëjmë çdo ditë”, u shpreh drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Brenda 10 ditëve, Policia Bashkiake ka kryer 8 aksione për prishjen e ndërtimeve pa leje, ndërsa janë bllokuar qindra raste të tjera, ose tentativa për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme. /Start/
2011-08-18 12:11