Makina bie në lumin Shkumbin, gjendet trupi i pajetë të riut
ELBASAN- Gjendet trupi i pajetë i drejtuesit i mjetit i cili ra në lumin Shkumbin pasditen e djeshme. Roland Roma u aksidentua dje pasdite rreth orës 16.00, teksa udhëtonte në në aksin e rrugës Cërrik-Peqin.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Papër, ndërsa trupi u gjet në breg të lumit Shkumbin në distancë 5 km larg vendit ku ndodhi aksidenti. Kalimtarët e rastit kanë parë trupin e pajetë në vendin e quajtur Bishqem dhe kanë njoftuar policinë të cilët pas verifikimit kanë konfirmuar se trupi ishte i 26 vjecarit.
Në bazë të hetimeve paraprake mësohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e mjetit, duke bërë që drejtuesi i tij 27-vjecari Roland Roma të humbiste kontrollin duke rënë në lumin shkumbin.
Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje forcat e policisë të lajmëruar nga banorët e zonës nisën kërkimet për gjetjen trupit të viktimës, kërkime të cilat kanë vijuar dhe edhe gjate dites se sotme deri në gjetjen e trupit të pajetë. Në bazë të hetimeve paraprake mësohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e mjetit.
(s.g/BalkanWeb)