Maroni: Shpejtim të liberalizimit të vizave për shqiptarët
TIRANE- Ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni deklaron se në mbledhjen e ardhshme të Keshillimit të ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së, Italia do të mbështesë kërkesën e Shqipërisë për liberalizimin e vizave, per liberalizimin e vizave, dhe se shpreson se ky proces do të realizohet në mesin e vitit 2010.
Ministri italian Roberto Maroni zhvilloi sot paradite një takim me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Lulzim Basha.
"Garantoj impenjimin tim që Këshilli i Ministrave të Brendshëm europiane të vendosë për liberalizimin e vizave në mesin e vitit të ardhshem. I rëndësishëm është procesi i hyrjes në Bashkimin Evropian, pasi Ballkani Perendimor është pjesë e jona, ndaj zgjerimi i unionit rrit nivelin e sigurisë", nënvizoi zoti Maroni.
Më tej ministri i Brendshëm i shtetit fqinj vlerësoi Shqipërinë si një partner shumë të rëndësishëm strategjik në terrenin e sigurisë, ndaj beson se bashkëpunimi do të jetë i dobishëm në termat e shkëmbimit të informacionit, të njerëzve dhe të të gjitha elementeve të tjerë.
"Për këtë motiv Italia mbështet sforcimet e qeverisë shqiptare për të realizuar kushtet për një hyrje të shpejtë në Unionin Europian, si dhe mbështesim kërkesën për liberalizimin e vizave", vazhdoi më tej ministri Maroni.
Nga ana e tij ministri Basha prezantoi punën e bërë nga qeveria shqiptare në luftën kundër trafikut dhe krimit të organizuar si dhe vlerësoi numrin e lartë të prodhimit të pasaportave biometrike.
(s.g/BalkanWeb)