E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti kunder Tortures ne Keshillin e Evropes takon te burgosurit e 21 janarit

Vizita e Komitetit kunder Tortures se Keshillit te Evropes ne Shqiperi per te ekzaminuar trajtimin e personave te paraburgosur gjate trazirave te fundit ne Tirane

Nje delegacion i Komiteti Evropian per Parandalimin e Dhunes Trajtimin ose Trajtimeve Cnjerezore ose Poshteruese ka bere nje vizite te posacme treditore ne Shqiperi. Objektivi paresor i vizites qe filloi me 30 janar 2011 konsiston ne shqyrtimin e trajtimit te personave te cilet jane arrestuar ne kuader te trazirave te 21 janar 2011 ne Tirane. Ne kete kuader delegacioni i BE-se ka takuar thuajse te gjithe personat qe mbahen ne qelite e burgjeve 302 dhe 313 si dhe ne institucionet e tjera te vuajtjes se denimit ne vend.

Gjate vizites se tyre perfaqesuesit e Komitetit Evropian kane pasur takim edhe me ministrin e Brendshem Lulzim Basha kreun e Policise se Shtetit Hysni Burgaj si dhe me kryeprokuroren Ina Rama. Gjithashtu vizita eshte shtrire edhe ne zyren e Avokatit te Popullit si dhe drejtorin e Mjekesise Ligjore Besim Ymaj. Ne delegacion merrnin pjese shefi i grupit Latif Huumlseynov nga Azerbajxhani Marija Definis-Gojanovic nga Kroacia si dhe Michael Neurauter sekretari i Komitetit kunder Tortures se Keshillit te Evropes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›