E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi lirohen nga burgu Delijorgji dhe Pinari

Gjykata e Larte urdheroi perllogaritjen e afateve nga koha kur dosja eshte depozituar per gjykim ne kete gjykate. Tre te pandehurve u kishin perfunduar afatet e paraburgimit

Pas Dritan Minxollit Mihal Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci kane lene qelite. Vendimi eshte marre dje nga Gjykata e Tiranes konkretisht trupi gjykues qe po shqyrton tragjedine e Gerdecit. Tashme per shkak te skadimit te afateve te paraburgimit te kater te pandehurit e arrestuar pas ngjarjes se rende do te gjykohen ne gjendje te lire. Gjykata vendosi qe ata te gjykohen nen masen e arrestit te shtepise. Lirimi i tre te pandehurve erdhi si pasoje e vendimit te Kolegjit Penal i cili urdheronte kete trupe gjyqesore qe perllogaritjen e afateve ta bente nga dita kur dosja eshte depozituar ne Gjykaten e Larte dhe jo ne Gjykaten e Shkalles se Pare. Me pare ata permes kesaj logjike dhe perllogaritjeje liruan te pandehurin Dritan Minxolli. Ky lirim vjen pas disa tentativave te deshtuara per lirim nga avokatet per klientet e tyre qysh prej muajit tetor ne disa shkalle te gjyqesorit dhe gjyqtare. Edhe vete gjyqtari Ridvan Hado e kishte rrezuar disa here kerkesen per lirim me argumentin se ai perllogaritjen do ta bente nga dita kur dosja ka mberritur ne gjykaten ku ushtron funksionin. U desh nje vendim i Kolegjit Penal qe te hapej rruga per lirimin e ketyre te pandehurve ne masen Arrest shtepie te akuzuar si shkaktare te tragjedise se Gerdecit ku humben jeten 26 persona ndersa u plagosen shume te tjere.

Reagimi

Menjehere pas shpalljes se vendimit nga trupi gjykues ka reaguar zyrtarisht Gjykata e Tiranes permes zedheneses per shtyp Bujana Tancica. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane njoftoi zyrtarisht se dje u vendos masa e sigurise Arrest shtepie per tre te pandehurit e ceshtjes Gerdeci perkatesisht per Mihal Delijorgjin Ylli Pinarin e Sokol Ngjecin. Ky vendim u mor per shkak te perfundimit te afateve te paraburgimit te vlefshme per gjykimin e ceshtjes ne Gjykaten e Shkalles se Pare. Gjykata e Tiranes mori kete vendim ne zbatim te vendimit te Gjykates se Larte e cila vendosi qe afatet e paraburgimit te llogariten nga momenti i kalimit te ceshtjes ne Gjykaten e Larte dhe jo nga koha e regjistrimit te kesaj ceshtje ne Gjykaten e Tiranes - deklaroi zedhenesja Tancica. Sipas saj referuar vendimit te gjykates tejkalimi i afateve te paraburgimit te te pandehurve Mihal Delijorgji Ylli Pinari e Sokol Ngjeci erdhi edhe per shkak te zvarritjes se procesit gjyqesor pas mungesave te perseritura te avokateve. Ne menyre te perseritur ne kemi kerkuar dhe nderhyrjen e Dhomes Kombetare te Avokatise qe ne baze te ligjit te avokatise te merrte masa konkrete ndaj avokateve qe ishin kthyer ne shkakun kryesor te shtyrjeve apo pengimit te seancave gjyqesore konkretisht per ceshtjen Gerdeci vijoi reagimin zyrtar Gjykata e Tiranes. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane beri te ditur se procesi gjyqesor ndaj ceshtjes Gerdeci do te vazhdoje te zhvillohet pavaresisht gjendjes gjyqesore te te pandehurve. Nderkohe qe theksojme se nje vendim gjyqesor i bazuar ne ligj nuk mund te komentohet apo te perdoret per interesa politike apo cdo lloj interesi tjeter - perfundoi reagimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›