E Martë, 3 Nëntor 2026

Makina del nga rruga në Tepelenë, dy të lënduar

TEPELENË- Rreth orës 19:50, në rrugën e fshatit Luzat, një 65-vjeçar, banues në Tepelenë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë  shoferi dhe  një prej pasagjerëve, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›