E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e shtunë, 5 prill 2025

TIRANË, 5 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet malore në verilindje e juglindje të territorit kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në relievet malore në verilindje e juglindje ndërsa në pjesën tjetër të territorit të karakterit lokal.

Era do të fryjë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Mjegull e dendur lokale/mjegullinë gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes po ashtu në momentin e reshjeve të shiut.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/20 Diell re shi
Kukës 7/16 Diell re shi
Lezhë 11/21 Diell re shi
Dibër 4/15 Diell re shi
Durrës 8/22 Diell re shi
Tiranë 9/21 Diell re
Elbasan 8/21 Diell re shi
Berat 6/21 Diell re shi
Vlorë 8/20 Diell re shi
Korçë 3/11 Diell re shi
Gjirokastër 4/21 Diell re
Sarandë 9/21 Diell re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›