E Diel, 1 Nëntor 2026

PBDNJ, do marrë pjesë në zgjedhje

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është e vetmja parti parlamentare e opozitës e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvilohen në 5 njësi të qeverisjes vendore në datën 15 nëntor. Edhe pse ende kjo parti nuk është regjistruar pranë KQZ, sekretari i përgjithshëm Solis deklaron se pavarësisht rreshtimit ne krah të PS-së në protesta, PDBNJ-i do të marrë pjesë në zgjedhje.
PBDNJ është gjithashtu e vetmja parti e opozitës e cila nuk e ka bojkotuar parlamentin. Kryesia e PS-së vendosi mbrëmjen e së martës që socialistët të bojktojnë zgjedhjet e 15 nëntorit, ndërkohë që ditën e shtunë këtë vendim pritet ta shqyrtojë edhe asambleja e kësaj partie

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›