Përplaset furgoni me pasagjerë, 6 të plagosur

Një aksident automobilistik ka shkaktuar plagosjen e 6 personave. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Bulqizë. Mësohet se një furgon pasagjerësh është përplasur me një makinë në urën e qytetit.
Personat e plagosur ndodheshin në furgonin e pasagjerëve. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital dhe kanë marrë ndihmën e parë. Ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Dyshohet se një prej automjeteve ka qenë me shpejtësi të madhe, gjë që ka sjellë dhe përplasjen./Indeksonline/