Makina merr flakë në ecje, plagosen burrë e grua
Një çift bashkëshortësh janë plagosur mëngjesin e sotëm pasi makina me të cilën udhëtonin ka marrë flakë.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje ku automjeti me të cilin udhëtonte çifti Sulejman dhe Alije Sulo ka marrë flakë në ecje në rrethana ende të panjohura.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit por policia e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.